Transmetuar më 18-01-2022, 10:50

Kuptimi i ëndrrave padyshim që na intrigon.

Nëse shihni ose dëgjoni zhurmën e shiut në ëndërr, ky është simbol i faljes dhe mirësisë. Shiu që bie është gjithashtu një metaforë e lotëve, të qarit dhe trishtimit.

Nga ana tjetër, shiu simbolizon fertilitet dhe rigjenerim. Nëse lageni nga shiu, kjo tregon pastrim nga vështirësitë dhe problemet. Kur shihni në ëndërr shi litar, kjo tregon se jeni mashtruar. Po lejoni që urrejtja dhe ndjenja e hakmarrjes t’ju mposhtë dhe të detyroheni të vendosni mbi bazën e tyre.

Nëse në ëndërr shihni shiun nga dritarja, kjo tregon se idetë që ju burojnë nga shpirti dhe thellimet në mendime po përcillen drejt sipërfaqes në vetëdijen tuaj. Gjithashtu ato mund të simbolizojnë pasuri dhe dashuri. Nëse dëgjoni në ëndërr pikat e shiut që trokasin mbi çati, ato përfaqësojnë ide shpirtërore që realizohen përmes mendjes tuaj.