Transmetuar më 18-01-2022, 10:35

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së martës përpara një kompleksi pallatesh në Glyfada, në Greqi.

Autoritetet janë në kërkim të shkaqeve të shpërthimit që ndodhi në orën 3 të mëngjesit në hyrje të një pallati në Glyfada.

Sipas informacioneve të para, persona të panjohur kanë vendosur lëndë shpërthyese në hyrje të një kompleksi pallatesh pesëkatëshe.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme në dy makina të parkuara në hyrje të pallatit jashtë, ndërsa po kontrollohet nëse dëme janë shkaktuar në bodrumin e objektit ku ndodhet një garazh ku ishin parkuar makina luksoze si Ferrari, BMW dhe Mercedes.

Paraprakisht raportohet se brenda në pallat nuk kishte banorë./noa.al