Transmetuar më 18-01-2022, 08:24

Ngjarje e rëndë në Holandë. Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 4-vjeçari me origjinë nga Belgjika, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Dean Verberckmoes u raportua i zhdukur nga familja e tij. Të hënën policia zbuloi trupin e tij në një ishull artificial në provincën Zeeland të Holandës.

Policia holandeze njoftoi se kishte arrestuar një belg 34-vjeçar. I arrestuari u kap në qytetin holandez Meerkerk, rreth 120 kilometra (60 milje) në verilindje të vendit ku u gjet trupi i djalit.

Policia tha se i dyshuari dhe djali u panë për herë të fundit të mërkurën në qytetin belg të Sint Niklaas, pranë Antwerpen.