Transmetuar më 17-01-2022, 23:39

Një 32-vjeçar shqiptar u gjet i varur në pemë pasditen e së hënës në Markopoulo të Ilisë.

Ai e kishte paralajmëruar ditë më parë se do ti jepte fund jetës pasi ish-partnerja e tij nuk donte të kishte më lidhje me të.

Sipas mediave greke, 32 vjeçari ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres së tij për t’i kërkuar të rikthehen bashkë por ajo e ka refuzuar.

Pasi është kthyer në shtëpi i zhgënjyer, ai është shprehur do të vetëvritej. Ish e dashura e tij ka njoftuar policinë menjëherë se kishte marrë një sms se ish partneri i saj dëshironte t’i jepte fund jetës.

Pasditen e së hënës ai u gjet i varur nga banorë të zonës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd