Transmetuar më 17-01-2022, 21:55

Në epokën Erdogan, Turqia ka vendosur të të ndryshojë edhe emrin ndaj filloi një fushatë për të shpallur vendimin presidencial për të përdorur fjalën "Türkiye" në arenën ndërkombëtare.

Fushata “Hello Turkiye” e filluar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës do të krijojë ndërgjegjësim global për të zëvendësuar emrin Turkey me Turkiye.

Autoritetet turke kanë vendosur ta promovojnë imazhin e vendit në botë pak ditë pasi në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kishte paralajmëruar ndryshimet duke ndërruar ndërkombëtarisht emrin e njohur si “Turkey” në “Turkiye”.

“Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Presidenca turke e Erdogan.

Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë. Ribrendimi nacional mund të ndodhë për shumë arsye, të prezantohet në një imazh pozitiv apo ndoshta për shkak të politikës.

Turistët e huaj nga pjesë të ndryshme të Turqisë shihen duke përshëndetur në video duke thënë "Hello Türkiye".

TRT merr shembullin e Holandës që ndryshoi emrin apo rastin e Maqedonisë, që së fundmi pas negociatave disa vjetore me Greqinë u dakordësua për emrin Maqedonia e Veriut.

Irani në vitin 1935 ndërroi emrin, që më herët quhej Persia.

Në gjuhën turke, vendi quhet Turkiye. Ky shtet pranoi këtë emër pas vitit 1923 kur fitoi pavarësinë nga fuqitë perëndimore.