Transmetuar më 17-01-2022, 20:56

Nuk ndalet fatkeqesitë në Afganistan. Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti që goditi Afganistanin perëndimor të hënën. 4 prej tyre janë fëmijë. Qindra të tjerë janë plagosur.

RTE shkruan se viktimat vdiqën kur çatitë e shtëpive të tyre u shembën në distriktin Qadis në provincën perëndimore të Badghis.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.3, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Por banesat e vjetra dhe të amortizuara u shembën. Ende nuk ka sinjale se kush do ta ndihmojë vendin e varfër.