
Një ndër pyetjet e drejtuara Kryeministrit Edi Rama në konferencën për shtyp me Erdogan ishte: Me kë janë shqiptarët me Turqinë apo BE-në?
Edi Rama: BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot, për keq. Turqia është valvul e patjetërsueshme sigurie për BE-në. Këtë e kam thënë në NATO, Bruksel, dhe e them dhe sot. Atyre që pyesin jeni me BE-në apo me Turqinë, i them shqiptarëve sa herë bëhen këto takime, ne jemi me Shqipërinë dhe pikërisht përse jemi me Shqipërinë jemi miq të ngushtë me Turqinë dhe aleat strategjik me BE-në dhe SHBA-të dhe nuk jemi këtu të bëjmë një zgjedhje ketej apo andej. Zgjedhja jonë është Shqipëria. Po e mbyll me një fjalë të Erdogan që ma përsërit shpehsh, në fund të ditës çdo vendimmarrje jotja është për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për Turqinë dhe të tjerët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





