Transmetuar më 17-01-2022, 14:38

Kosovarja Egzona Rafuna  është një nga banoret më të reja brenda shtëpisë “Big Brother VIP”.

Ajo kaloi një provë të vështirë kur u provokua nga Beatrix.

Beatrix ishte në një mision të fshehtë nga “Vëllai i Madh” i cili i tha të zgjithte një nga banorët. Dhe beatrix zgjodhi Egzonën.

Këngëtarja bëri akuza të forta kundër saj në lidhje me Donaldin, i cili më pas edhe ai u përfshi në misionin sekret. Në momentin që “Vëllai i Madh” u tha që të tregonin se e gjitha ishte një lojë, Egzona shpërtheu në lot.

Lidhur me këtë situatë mjaft të vështirë për moderatoren, ka reaguar vëllai i saj përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi me të motrën, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Bëhu e fortë motrushi jem”.

Vetë Egzona i tha Beatrix më pas se familja e saj nuk do ia falte lehtë lojën që bëri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd