Transmetuar më 17-01-2022, 14:00

Trafikantët e drogës kanë gjithnjë ide gjeniale, kur është fjala për të fshehur lëndën narkotike.

Së fundi një shofer ambulance ka menduar një mënyrë të veçantë për të transportuar sasi të mëdha kanabisi nga Igumenica në Athinë.

41-vjeçari përdori ambulancën e klinikës ku punonte, sigurisht pa dijeninë e njësisë private shëndetësore për të transportuar gati 320 kilogramë kanabis, nga kufiri greko-shqiptar në kryeqytet.

Uniformat blu u bënë kuriozë kur panë lëvizjet e njëpasnjëshme të ambulancës. Kur policia hapi  pjesën e pasme të ambulancës gjetën 13 thasë të mbushur me 129 pako kanabis që peshonin më shumë se 319 kilogramë.

Kur shoferi u mor në pyetje për përmbajtjen e çantës në përpjekje për të mos u kapur, ai këmbënguli që policia të mos prekte çantat pasi përmbanin materiale të rrezikshme. Shoferi është arrestuar dhe autoritetet po kryejnë hetimet paraprake për të zbuluar se nga e ka marrë drogën.