Transmetuar më 17-01-2022, 10:58

Janë dashur 10 vite që krimi të zbardhet. Karabinierët në zonën e Katanias në Itali kanë arrestuar një 60-vjeçar për për vrasjen dhe fshehjen e trupit të Agata Scuto, 22-vjeçares e cila u zhduk nga shtëpia më 4 qershor 2012, trupi i së cilës nuk u gjet kurrë.

I dyshuari është Rosario Palermo, një ish-bashkëjetues i nënës së saj. Sipas Prokurorit, hetimet nga karabinierët kanë rindërtuar “marrëdhënien e veçantë” që kishte krijuar burri me vajzën, duke nxjerrë në pah “falsitetin” e alibisë “për ditën e zhdukjes së Agatës”.

Në përfundim të hetimeve nga karabinierët, të nisura pas denoncimit të familjarëve të viktimës së re, të cilësuar si një grua e brishtë, gjyqtari hetues i Katanias me kërkesë të prokurorit të Etna-s ka dhënë masën e sigurisë.

Sipas hetuesve, vajza kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë me ish partnerin e nënës së saj, dhe nuk dilte kurrë nga shtëpia, dhe as kishte lidhje me persona të tjerë. I dyshuari ka dhënë informacione të rreme ditën e zhdukjes së saj.

60-vjeçari, sipas aktakuzës, po ashtu “është përpjekur të prishë provat, dhe ka dhënë alibi të rreme për ditën e ngjarjes”. I përgjuar në makinë, ndërsa fliste me vete, burri do të kishte shprehur frikën se mund të gjendej trupi i vajzës së mbytur dhe djegur./noa.al