Transmetuar më 17-01-2022, 09:13

A ju pëlqeu performanca e dy qendërmbrojtësve tuaj? Kësaj pyetjeje të DAZN-it, Jose Mourinho, trajneri i Romës, iu përgjigj pas fitores 1-0 ndaj Cagliari:

“Për mua, Kumbulla ishte më i miri në fushë, ai bëri një lojë fantastike dhe kjo më jep kënaqësi të madhe. Marash kishte një periudhë të vështirë dhe unë jam treguar i ashpër me të.

Ai ruajti qetësinë dhe i përulësinë. Ndihet më shumë një lojtar për mbrojtje me tre, por Kumbulla luajti një lojë mjaft të mirë, edhe Mancini gjithashtu".

Nga ana e tij, mbrojtësi i kombëtares shqiptare u shpreh: “Jam i lumtur, kam ardhur nga një periudhë ku nuk kam luajtur shumë dhe kam pasur vështirësi.

Falë shokëve të skuadrës dhe trajnerit, të cilët më kanë dhënë shumë këshilla, gjithmonë kam dhënë gjithçka në stërvitje për të qenë gati”.