Transmetuar më 17-01-2022, 08:27

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj.

Gjergj Dedaj njihet për refuzimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij.

Ndërkohë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të makinave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen pa autorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Policia është në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre.

‘Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në makinën e tij të tipit Mercedez Benz E. Ndërkaq, targat diplomatike NMK 50 -CD – 005, po vazhdojnë të shfrytëzohen pa autorizim nga Kqira në makinën e tij, të tipit VW Passat, carvan, citon policia.