Transmetuar më 16-01-2022, 16:32

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi.

Një baba dyshohet se vrau me thikë mikun e tij të ngushtë kur zbuloi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij 6-vjeçare.

Vyacheslav ‘Slava’ Matrosov, 34 vjeç, dyshohet se vrau me thikë Oleg Sviridov, 32 vjeç, në një pyll afër fshatit Vintai në Rusi, pasi e detyroi më parë të gërmonte varrin e tij. Ngjarja ndodhi vitin e kaluar. Kjo erdhi pasi Matrosov gjeti pamje të neveritshme në telefonin celular të mikut të tij që tregonin se  Sviridov detyronte vajzën e tij për të kryer marrdhënie seksuale.

Matrosov fillimisht u përball me gjyq për vrasje, por burime pranë çështjes thonë se akuza për vrasje është hequr me një vendim historik. Babai i shqetësuar tani do të përballet me ndjekjen penale për nxitjen e Sviridov për të kryer vetëvrasje, e cila mbart një dënim më të vogël se vrasja.

Pati një rritje të mbështetjes publike për Matrosovin në javët pas incidentit, duke përfshirë gazetarë të shquar. Vendasit nga fshati Vintai filluan një peticion për të kërkuar  lirimin e tij. 2500 vetë e nënshkruan atå, citon Dailymail.

Matrosov, një ish-punëtor i fabrikës së motorëve të raketave, gjithmonë e mohoi vrasjen dhe tani është “i kënaqur” që nuk do të përballet me akuzën për vrasjen e qëllimshme të Sviridov.