Transmetuar më 16-01-2022, 15:14

Greqia  tronditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Një lëkundje e fortë sizmike  5.3 ballë e shkallës Rihter ka shkundur vendin.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Mediat bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale.

Profesori i Gjeologjisë dhe presidentit të Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymis Lekkas është shprehur se pas tërmetit të fortë prej 5.3 ballë që ndodhi në malin Athos në Halkidiki, priten edhe lëkundje të tjera pas çarjes që është shkaktuar.

“Ka frikë nga shumë pasgoditje. Çështja është se nuk e di si do të sillet sepse është një rast i veçantë”, theksoi z. Lekkas.