Transmetuar më 16-01-2022, 13:44

Një vajzë pesëvjeçare ka humbur jetën kur një i rritur që po bënte ski e ka përplasur me shpejtësi të madhe në Alpet franceze.
Fëmija ishte duke mësuar si të bënte ski kur një burrë thuhet se e kishte përplasur atë.
Vajza u transportua me helikopter në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq para se të mbërrinte.
Mësohet se familja e vajzës janë britanikë që jetojnë në Gjenevë, Zvicër dhe kanë shtëpinë e dytë në Les Carroz, një vendpushim skish familjar në Francë më pak se një orë larg.
40-vjeçari që e ka përplasur është arrestuar nga policia dhe për të është hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia.
Thuhet se ishte "jashtëzakonisht i tronditur" pas incidentit, raporton gazeta franceze Le Dauphine.