Transmetuar më 16-01-2022, 13:11

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mesditën e sotme.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës është regjistruar 12 minuta para orës dy të mesditës të së dielës, në zonën detare pranë Athosit të Hlakidhikise, i quajtur ndryshe edhe Mali i Shenjtë (Agion Oros).
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Greqinë veriore e deri në Selanik.
Epiqendra është konstatuar 20 km në jug të Athosit në thellësi vetëm 10 km.
Ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme.