
Një bisedë me ish-bashkëshorten i ka kushtuar jetën, madje një vdekje live në sytë e saj.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Bali. Një grua 40-vjeçare goditi me thikë partnerin e saj 38-vjeçar para syve të ish-bashkëshortes së tij gjatë një telefonate me video.
Matt Harper dhe partnerja e tij Amy Pakpaha, me të cilën kishte një lidhje që nga korriku i kaluar, kishin udhëtuar në Bali për pushime, sipas informacioneve të britanikes “Sun”.
38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në mënyrë tragjike teksa po fliste nëpërmjet një video-telefonate me ish-bashkëshorten dhe vajzën e saj që ndodheshin në Britani, transmeton Noa.al.
Pikërisht ky ka qenë momenti kur 40-vjeçarja i është afruar të “dashurit” të saj, për ta vrarë me thikë. Menjëherë më pas ajo ka telefonuar policinë duke pretenduar se burri është goditur vetë me thikë.