
Gjendet arma me të cilën u vra polici Xhulio Prela në fshatin Gajush të Lezhës.
Mësohet se pistoleta tip "TT" me të cilën dyshohet se u ekzekutua efektivi i FNSH-së, është gjendur brenda një depozite uji e cila ndodhej në banesën Redion Hysës, tashmë i arrestuar.
Po ashtu brenda depozitës së ujit policia gjeti edhe një kallashnikov i cili ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020 kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri i markës “Man” që është në pronësi të një subjekti privat në Lezhë.
Nga ekspertiza e kryer rezulton se nga pistoleta e gjetur brenda depozitës së ujit janë qëlluar tre plumba natën që u vra polici Xhulio Prela.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër në zonën e njohur si “Gajush”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





