
Policia e Lezhës ka arrestuar tre shtetas të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Policia vendore bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Bisakë” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Altin Përshqefa, 31 vjeç, Shkëlqim Përshqefa, 32 vjeç dhe Çelnik Përshqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.
Ata u kapën në vendin e quajtur “Gëziq” të Mirditës.
Gjatë kontrollit të mjetit tip “Benz” Altin Përshqefa dhe pasagjerë vëllain Shkëlqim Përshqefa dhe kushëririn e tij Çelnik Përshqefa, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





