
Me 300 milionë ndjekës, Kylie Jenner është femra më e ndjekur në Instagram. Sipërmarrësja dhe modelja 24-vjeçare është motra e vogël e Kim Kardashian dhe vajza e ish-sportistit Bruce Jenner.
Ajo konfirmohet personi i dytë në botë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (388 milionë ndjekës) që ka një numër kaq të madh fansash në platformën e mediave sociale.
Pas Jenner janë Lionel Messi dhe Dwayne "The Rock" Johnson me përkatësisht 300 milionë ndjekës dhe 289 milionë ndjekës. Kylie ia hoqi skeptrin këngëtares Ariana Grande, e cila aktualisht numëron 289 milionë ndjekës.

Në dhjetëshen e parë janë edhe Selena Gomez, Kim Kardashian, Beyoncé dhe Justin Bieber. Kylie Jenner është vajza e Kris dhe Caitlyn Jenner. Ky i fundit është ish-sportisti Bruce Jenner.
Kylie, motra e vogël e supermodeles Kendall, u bë e famshme në moshën 10-vjeçare falë reality show-t "Keeping Up With the Kardashians". Nëna e saj, Kris, kishte katër fëmijë: Kim, Robert, Kourtney dhe Khloé Kardashian nga një martesë e mëparshme.
Pas debutimit të saj në TV, Kylie është evidentuar si sipërmarrëse dhe ndikuese. Në vitin 2015 ajo lançoi markën e saj të bukurisë, "Kylie Cosmetics". Pavarësisht moshës së re, ajo tashmë është nënë e një vajze të vogël, Stormi Webster, e lindur në vitin 2018 nga lidhja me reperin Travis Scott. Çifti është në pritje të fëmijës së dytë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





