Transmetuar më 15-01-2022, 08:42

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, është operuar pas dëmtimit të gjurit gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Genoa dhe koha e rikuperimit llogaritet 30 ditë.

Ka qenë klubi kuqezi, ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një shënimi. Ish-lojtari i Chelsea do të mungojë në ndeshjet e mëdha kundër Juves dhe Interit, por është mirë dhe do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit.

Ja njoftimi për shtyp i klubit kuqezi: “Milani njofton se Fikayo Tomori iu nënshtrua një operacioni artroskopik të gjurit të majtë për të zgjidhur dëmtimin e meniskut medial që ndodhi dje.

Operacioni i kryer në klinikën ‘La Madonnina’ ishte shumë i suksesshëm dhe u krye nga Dr.Roberto Pozzoni me kontributin e ekipit të tij.

Fikayo është mirë dhe do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit. Kohët e rikuperimit mund të llogariten në 30 ditë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd