Transmetuar më 14-01-2022, 23:27

Promoja e emisionit ‘Glamour Zone’ , ka bërë mjaft zhurmë në rrjet ditët e fundit pasi i ftuari, Atdhe Xharavina, ka bërë publike disa mesazhe me Borën ku dukej një komunikim mjaft i mirë i shoqëruar me zemra dhe puthje.
Por, e vërteta qëndron ndryshe. Ester i kërkoi Atdheut të tregonte për publikun disa mesazhe me Borën, gjë të cilën ai e ka bërë për t`i shpëtuar pyetjes me spec të moderatores.
Në fund, Atdhe Xharavina, zbuloi se bëhet fjalë për shoqen e tij, Siborën dhe tha se ishte i detyruar ta bënte për t`i shpëtuar pyetjes pikante.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





