Transmetuar më 14-01-2022, 22:02

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Irak.

Sipas informacioneve, të paktën 3 prej tyre ranë brenda perimetrit të ambasadës, ndërsa një tjetër ra në një shkollë aty pranë, duke lënë të plagosur 2 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

CNN raporton se një grua dhe një fëmijë u plagosën si pasojë e sulmit.

“Kompleksi i Ambasadës së SHBA-së u sulmua këtë mbrëmje nga grupet terroriste që përpiqeshin të minonin sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut”, tha ambasada në një deklaratë. Ne kemi thënë prej kohësh se këto lloj sulmesh të dënueshme janë një sulm jo vetëm ndaj objekteve diplomatike, por edhe ndaj vetë sovranitetit të Irakut”,-tha ambasada në një deklaratë.

Sulmet e së enjtes i shtohen listës në rritje të sulmeve ndaj personelit amerikan në Lindjen e Mesme javët e fundit. Të mërkurën e kaluar, bazat ushtarake në Irak dhe Siri që strehojnë trupat amerikane u sulmuan, megjithëse asnjë forcë amerikane nuk u vra nga sulmet.