Transmetuar më 14-01-2022, 17:54

Nuk ka lënë gjë pa i thënë, por ajo vetë i ngjitet.
Donaldi e quajti Beatrixën ‘plesht acarues’.
Kjo ka ndodhur gjatë qëndrimit brenda në kutia. Teksa po realizonin provën javore nga “Vëllai i Madh”, ata edhe ngacmoheshin.
Ndërkohë, Beatrix luante me banorët por veçmas me partnerin e saj Donaldin.
Këngëtarja i afrohej duke e goditur teksa e bënte të lëvizte ndërsa Donaldi i thotë se po e acaron.
“Ik atje plesht acarues”, i drejtohet Donaldi, kurse Beatrix reagon duke i thënë se do e paguajë.
Ndër të tjera, provën e fitoi Arjola e cila arriti të qëndrojë më gjatë brenda kutisë.