Transmetuar më 14-01-2022, 17:41

Kryeministrin Edi Rama ka qenë sot në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman, që po bën stërvitje në ujërat tona territoriale, bashkë me forcat e marinës shqiptare.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.”, shkruan Rama, ndërsa ka ndarë pamjet e veçanta nga ky operacion.

Mes këtyre fotove dhe videove, Rama shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes.

Kryeministri Edi Rama spikat për të tërhequr vëmendjen kudo ku ndodhet.

Këtë e ka bërë edhe në mes të Brukselit kur u takua me udhëheqësit e vendeve të Evropës duke u veshur me atlete dhe poture.