Transmetuar më 14-01-2022, 10:36

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Greqi ku humbi jetën vëllai i deputetes Katerina Monogyiou.

George, 45 vjeç po udhëtonte me automjetin tip ‘Ferrari’ kur u përplas me pemën. Në momentin e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Mësohet se brenda Ferrarit ndodhej edhe bashkëshortja e biznesmenit, Athena Kontopanou, e cila u hodh nga dritarja pas përplasjes së fortë dhe mbeti e plagosur.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, por ka pësuar fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme, të cilat vlerësohet se kërkojnë një sërë operacionesh. Përveç kësaj, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pas aksidentit. Siç është bërë e ditur nga mediat greke, çifti e kishte blerë makinën më herët ditën e aksidentit!

Një shofere, e cila ndodhej menjëherë pas makinës luksoze, ka rrëfyer momentin fatal kur drejtuesi i tij humbi kontrollin. Gjithçka tregon se shpejtësia e tepërt ka qenë arsyeja kryesore që është përplasur me pemën.

E tronditur nga vendi i ngjarjes, gruaja ka përshkruar ngjarjen dhe në fakt ka qenë e para që ka ndaluar në vendngjarje së bashku me një makinë tjetër, për të ndihmuar. Ajo ishte e frikësuar, se për pak sa nuk ndaloi makinën e saj njësoj si Ferrari që sipas saj ishte me një shpejtësi përtej limiteve, bëri një zhurmë shurdhuese, teksa e krahasonte duke thënë: “Ishte si tërmet”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd