
Shërbimet e komisariatit të policisë nr. 4 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasi M. G., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.
Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





