Transmetuar më 13-01-2022, 17:03

Gjendet një mjet i djegur në Fier.
Sipas informacioneve të mbërritura te Noa.al, mjeti është gjetur në fshatin Frakull.
Mjeti tip “Volkswagen” pa targa është i djegur plotësisht.
Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor për të përcaktuar se kujt i përket ky mjet dhe përcaktimin e shkakut të djegies së tij.
Një nga pistat është përdorimi i mjetit në ngjarje kriminale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





