Transmetuar më 13-01-2022, 15:00

I kapet rreth 1 kg kokainë një personi në Tiranë.

Policia bën me dije se ka arerstuar në flagrancë i shtetasin B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Policia dyshon se rasi është pjesë e një rrjeti që funksionon në Tiranë. Ndaj vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd