Transmetuar më 13-01-2022, 12:39

Aktorja Arjola Demiri është në qendër të medieve rozë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP. Në spektaklin e kaluar, rrëfeu historinë e jetës duke treguar me detaje problemet me ish bashkëshortin, tradhtinë, tentativën për vetëvrasje dhe marrëdhënien me tre fëmijët.

Arjola ka pranuar publikisht se ish-bashkëshorti e dhunonte fizikisht. Bazuar në fotografitë që kanë qarkulluar në faqet rozë, ish bashkëshorti i aktores është Ajaks Boshnjaku,

Emri i tij u bë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaksi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krim.

Aso kohe, miku i Ervin Matës ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim te sherrit dhe se ka dalë nga lokali sapo ka nisur përleshja.

“Dola nga lokali sapo nisi konflikti mes dy grupeve. Nuk kam asnjë lidhje, përveçse i njoh si Ervin Matën, po ashtu edhe Ervis Martinajt. U largova në fillim pasi u tremba se mund të ndodhte diçka tjetër. Unë nuk kam sulmuar askënd, as kam dijeni që aty do ndodhte një përplasje. U dorëzova pasi mora vesh që isha në kërkim. Kam qënë i frikësuar, por nuk kam lidhje”, deklaroi Ajaksi.