
Një makinë e gjeneratës së fundit për Antonela Roccuzzo. Bashkëshortja e Leo Messit ka ndarë në Instagram disa detaje të makinës që ka zgjedhur për të lëvizur në Paris.
Bëhet fjalë për një “Mini Cooper SE Full Electric”, model i vitit 2021, vlera e të cilit është rreth 40 mijë euro. Makina elektrike britanike përshpejton nga 0 në 100 km/h për 7,3 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 150 km/h.

Përveç një leve specifike marshi, ajo posedon panel instrumentesh dixhitale me ekran 5,5 inç, që shfaq një sërë informacionesh të dedikuara si diapazoni, ngarkimi i baterisë, vendosja e modalitetit të drejtimit, kufijtë e shpejtësisë dhe treguesi i navigatorit.
Informacione të dobishme mund të marrësh për të edhe kur është e palëvizshme, ose makina e fikur. Fjala vjen, mund të kuptosh kohën e mbetur për karikim të plotë, ndërsa automjeti është duke u karikuar.
/cloudfront-us-east-1.images.arcpublishing.com/lanacionar/SSCXK2VRPZAILOV3ZMB7BLYENU.jpg)
Përveç kësaj, Mini i ri që ka blerë gruaja e Messit mund të mbështetet në një aplikacion shumë të dobishëm MINI, që ju lejon të kontrolloni statusin e tij në çdo kohë. Mund edhe të programoni navigatorin përpara nisjes.
Duke përdorur telefonin inteligjent, mund të organizoni çdo udhëtim duke marrë parasysh jo vetëm ndalesat sipas interesit, por edhe stacionet e karikimit, të aksesueshme përgjatë itinerarit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





