


















Sali Berisha është paraqitur në prokurori për të dëshmuar për protestën në selinë e PD. Në një prononcim nga shtëpia e tij para se të merrte rrugën drejt prokurorisë së Tiranës, Berisha tha se para organit të akuzës “do të dëshmojë bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar që sipas tij doli qartë si drita e diellit me 8 janar.”
Berisha: Për më shumë ju ftoj sapo të ndal nga dera e prokurorisë ku do ju informoj hollësisht. Basha është vegël e qeverisë. Ata i ka dërguar Rama. Thirrem nga Rama dhe jo Basha.
Sa i takon lirimit të 34 të arrestuarve një ditë më parë, Berisha tha se Prokuroria duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm.
Pas Berishës, në prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Flamur Noka rreth orës 12:00.
Po ashtu nesër është kërkuar të paraqiten dhe Lulzim Basha si dhe Gazment Bardhi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





