Transmetuar më 12-01-2022, 20:52

Vritet me armë zjarri një i ri në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Lidhur me këtë rast policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka marrë njoftimin. Policia ka arrestuar një person të dyshuar F.B 34 vjeç,

Në vendngjarje janë sekuestruar, dy armë e gjuetisë.

Viktimë është M.K 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, hetuesit në koordinim me prokurorin, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin thanë burime policore për Noa.al.