
Gjatë ditës së sotme në disa media qarkulloi lajmi se në truallin e selisë së PD-së do të ndërtoheshin disa kulla shumëkatëshe. Lajmi qarkulloi me shpejtësi dhe i referohej projektit të një studioje të huaj.
Por në lidhje me këtë ka ardhur dhe reagimi zyrtar nga PD, ku thuhet se lajmi është nxjerrë nga Sali Berisha, për të tërhequr vëmendjen nga protesta dhe dhuna e datës 8 Janar.
Duket se në lajmin që u bë viral sipas PD-së nuk ka asgjë të vërtetë, pasi godina e PD-së është një pronë private, dhe drejtuesit e kësaj force politike nuk kanë rol vendimmarrës mbi projektet infrastrukturore.
"Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij", thuhet në njoftimin e PD-së./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





