
Policia Rrugore e Elbasanit ka ashpërsuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve me synimin për parandalimin e aksidenteve si dhe evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë dhe përdorimit të radarëve dhe dragerave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; -19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; -12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; -285 masa për parakalime të gabuara; -14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar; -135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; -2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; -214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





