Transmetuar më 12-01-2022, 12:33

Teksa në faqet rozë qarkullojnë lajme se është takuar me Romeo Veshajn në Dubai, modelja Arta Nitaj ka treguar si qëndron e vërteta.

Të dy pozuan përpara një restoranti luksoz në kohë të ndryshme. Kjo nxiti spekulimet se kanë nisur një romancë.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”.

Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë. Kam Romeon tim, unë Zhulieta”,  u shpreh Arta për Prive.

Arta  duket se po shijon një lidhje plot romanticitet me Romeon e saj i cili s’është Veshaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd