
Dy burra janë filmuar duke kryer seks në mes të Akropolit.
Skandali ka tronditur Greqinë dhe qytetarët janë shprehur mjaft të irrituar.
Akropoli konsiderohet si monumenti arkeologjik më i rëndësishëm në vend.
Një zëdhënës i ministrisë së kulturës tha se ata kishin nisur një hetim për videon në vendin e listuar në UNESCO.
Ata duan të gjejnë sa më shpejt përgjegjësit për këtë ngjarje të paligjshme. Skena erotike mes dy burrave është konsideruar si një ‘akt politik’.
Filmi 36-minutësh u shfaq për herë të parë për një audiencë të vogël më 16 dhjetor në Universitetin e Selanikut në veri të vendit, pa shkaktuar bujë.
Ishte shfaqja e saj në internet të premten e kaluar që shkaktoi reagime.
Tashmë kërkohet hetim i plotë dhe rivendosje në vend e ‘dinjitetit’ të monumentit.