
PD ka bërë publike pamjet nga protesta e 8 janarit duke thënë se banda kriminale e Sali Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratët. Nuk hezitoi të përdorte dhe emra duke thënë se ish lideri demokrat zgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka.
“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.
Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.
Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.” thuhet në postim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





