Transmetuar më 12-01-2022, 09:48

Finalja e Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, e planifikuar për sonte, prej orës 21:00 në “San Siro”, do të jetë trofeu i parë i vitit kalendarik 2022 i futbollit italian, edhe nëse në realitet do të jetë titulli i fundit që i referohet sezonit të shkuar.

Juventusi do të kërkojë Superkupën e dhjetë në historinë e tij, e dyta radhazi, Interi lufton për të gjashtën, e para që nga viti 2010. Pavarësisht se kush do ta ngrejë trofeun, do të jetë një ngjarje e paprecedentë, të paktën nga pikëpamja dhe këndvështrimi i transmetimit televiziv.

Në finalen mes Interit dhe Juventusit do të përdoren mbi 35 kamera. Ky është një rekord absolut për një ndeshje të organizuar në Itali nga Lega Serie A. Superkupa do të transmetohet në mbi 130 cende nga më shumë se 25 transmetues të huaj.

Konkretisht, ndeshja do të shikohet në 31 vende evropiane dhe në disa vende të tjera: në Afrikën Sub-Sahariane, në të gjithë Amerikën Latine, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Indonezi.

“Lega Serie A bën përpjekjet e saj maksimale produktive në fushë për këtë kompeticion, që t’u japë tifozëve nga e gjithë bota një shfaqje të denjë për ndeshjen prestigjioze Inter-Juventus, e cila do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos”, – deklaroi Luigi De Siervo.

Ndeshja mënjanë, pasi është gjithashtu një ditë shumë interesante. Në fakt, kjo e mërkurë do të hapet me eventin “Frecciarossa”, planifikuar në orën 13:30, në stacionin qendror të Milanos, ku do të jenë të pranishëm ambasadorët e “Lega Serie A”, ose dy ish-lojtarë të mëdhenj të Juventusit dhe Interit, Alessandro Del Piero dhe Christian Vieri.

Gjithashtu, shumë kampionë të tjerë të Serie A të së kaluarës do të marrin pjesë në këtë finale, në tribunat e “San Siro”; si Ciro Ferrara, Luca Toni, Christian Abbiati, Nicola Amoruso dhe Pietro Vierchowod, Daniele Adani, Luigi Di Biagio dhe Nicola Ventola, Luca Antonini, Simone Barone, Massimo Oddo, Serginho dhe Cristian Zaccardo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd