Transmetuar më 12-01-2022, 08:28

Bie nga kati i dytë i shkollës fillore “Asdreni” një nxënës në Pejë.

Nxënësi është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, deklaroi se në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësimi ka qenë duke u zhvilluar normalisht.

Më tej ai është shprehur se janë organet policore që po hetojnë rastin.

Zyrtarë të shkollës janë marrë në polici për deklarata për të zbardhur ngjarjen.

Mjeku kujdestar, Avdish Bajgora, ka thënë se pacienti është sjellë në QKUK në gjendje të rëndë.

“Pas ekzaminimeve është konstatuar se ai ka fraktura të shumta”, ka deklaruar Bajgora.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.