Transmetuar më 11-01-2022, 22:48

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Cërrik.
Burime bëjnë me dije për noa.al se një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë errësira në rrugë, dhe shpejtësia me të cilin mjeti qarkullonte./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





