Transmetuar më 11-01-2022, 18:09

Lirohet një nga autorët e arrestuar për vrasjen në autobuzin e Gllogjanit. Ai është Malsor Mehmetaj. Atij iu zëvendësua masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak. Babait të tij, Halilit dhe vëllait Kreshnikut i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Të tre u arrestuan në dhjetor të vitit 2021, nën dyshimet për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.

Sipas mbrojtjes së Malsor Mehmetajt, Taulant Broqi, arsyeja e zëvendësimit të masës së paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak ishte se në natën kritike klienti i tij ka qenë në punë.

“Naten kritike klienti im ka qenë në punë”, tha Broqi, duke kërkuar që të mos i bëhen pyetje shtesë pasi tha se nuk flet më shumë për rastin.

Vendimi në fjalë është marrë nga Gjykata Themelore në Pejë, propozuar nga prokurorja e çështjes.