
Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri e kanë nisur ditën duke folur për nominimet. Aktorja e njohur tregoi se ka nominuar Beniadën pasi nuk ka afrimitet dhe e dinte që nuk do të dilte.
“Unë e dija që në fillim që Beniada nuk dilte edhe e kam nominuar gjithmonë plus që nuk kisha afrimitet me të, isha e ftohtë”,tha Monika.
Ndërsa Iliri e ngacmoi duke i thënë se janë bërë shoqe, por ajo iu përgjigj duke i thënë se prapë e nominoi.
Balerini, i shqetësuar se loja po bëhet cdo ditë e më e fortë tha: “Sot ti duhet të nominosh prapë, halli është bërë edhe më i madh tani, sa më shumë vjen edhe trashet”.
“Po e vërtetë por e di që tre njerëz do të ngelen në fund”, tha Monika.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





