Transmetuar më 11-01-2022, 13:48

Seanca e parë parlamentare për vitin 2022 do të jetë javën e ardhshme, më 17 janar në orën 17:00.
Në këtë seancë, do të ketë fjalë përshëndetëse edhe Recep Tayip Erdogan.
Presidenti turk do të jetë në vendin tonë për vizitë zyrtare.
Erdogan do të jetë i pranishëm për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





