
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappé, ka reaguar me vendosmëri në Twitter ndaj një vale fyerjesh kundër Camille, vajzës 8-vjeçare që vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila publikoi një video emocionuese në rrjetet sociale për t’i kërkuar francezit që të qëndrojë te PSG.
"Në Paris dhe në Francë ka miliona tifozë që, si unë, ju duan shumë. Kështu që ju lutem qëndroni te Paris Saint-Germain dhe vazhdoni të na bëni të ëndërrojmë për një kohë të gjatë.
Kylian, ju uroj një vit shumë të mbarë me Paris Saint-Germain dhe kombëtaren franceze”, – thuhet në videon e publikuar nga Camille, e cila e ka Mbappen, si shumë fëmijë në Francë, burim frymëzimi brenda dhe jashtë fushës së blertë.
Pak minuta më vonë, videoja u përhap në të gjithë vendin, ndërsa një sërë personash anonimë sulmuan vajzën, duke e ofenduar pa arsye në rrjetet sociale. Kjo shkaktoi zemërimin e Kylian Mbappé, i cili nuk vonoi të reagojë në Twitter:
“Edhe unë ju uroj gëzuar Vitin e Ri e vogla Camille. Vazhdo të luftosh, sepse ti na jep të gjithëve një leksion jete. Dhuna në komentet për këtë fëmijë? Ne vërtet po e prekim fundin…”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





