Transmetuar më 11-01-2022, 12:29

Pas protestës te selia e PD, policia shoqëroi dhjetëra persona.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës do kërkojë masat e sigurisë detyrim paraqitje për pjesën më te madhe të të ndaluarve.

Krkesa e prokurorisë është depozituar në gjykatë, ku 30 masa janë kërkuar për detyrim paraqitjeje ndërsa vetëm për katër prej tyre do kërkohet masa arrest shtepie.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet nesër në Gjykatën e Tiranës në orën 10:30, ku gjyqtari Arben Miçko do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e prokurorisë apo jo.

Ndërkohë interes për të ndaluarit kanë pasur si grupimi i Berishës dhe i Bashës, ashtu edhe Avokati i Popullit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd