Transmetuar më 11-01-2022, 11:51

Kryesia ka caktuar datën e mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste. Kongresi do të mblidhet më 29 janar dhe do të merret vendimi për ndryshimin e statutit të partisë.

Kryesia e PS-së së u mblodh sot paradite dhe, sipas informacioneve, parashikohet që njëherësh të futen në votbesim edhe të gjithë sekretarët e PS të zgjedhur në shtatorin e vit të kaluar, në kongresin e PS, të mbledhur pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

"Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh sot në drejtimin e Kryetarit Edi Rama për të miratuar projektvendimin për mbledhjen e Kongresit në datën 29 Janar. Në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit", thuhet në njoftimin e PS-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asamblea Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë.

Në Kryesi u diskutua për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd