Transmetuar më 10-01-2022, 22:34

“Goca dhe gra” do të vijë këtë javë me tre moderatore të reja. Mediat rozë raportojnë se pjesë e programit do të jenë Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani, duke zëvendësuar Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin.

Vetë personazhet e njohur nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.

Pritet që dalja e tyre e parë bashkë me Fatmën të jetë ditën e mërkurë në orën 21:00.

Kujtojmë që dje Olesia Leco bëri të ditur largimin nga drejtimi i emisionit me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Miq dua t’ju komunikoj që nuk do të jem më pjesë e programit Goca dhe Gra për pjesën e mbetur të sezonit. Dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë stafin dhe njëkohësisht t’i uroj suksese në vazhdimësi të emisionit”, shkruante Olesia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd