
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e prokurorisë në lidhje me publikimin e të dhënave të pagave.
Eni Qirjako është bërë bashkëpunuese e drejtësisë dhe ka zbuluar se kolegu i saj Andi Agaraj i ka kërkuar që të riformatojë kompjuterin në mënyrë që të humbë gjurmët.
Qirjako nuk ka pranuar dhe ka vënë në dijeni eprorët e saj, ku dhe më pas u zbulua skema e shitjes së të dhënave. Në kompjuterin e saj janë evidentuar 29 veprime, ku i ka ngarkuar të dhëna Agarajt.
Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të vitit 2021.
* Në datë 21.10.2020 listë pagesat e muajit shtator 2020.
* Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020.
* Në datë 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021.
* Me datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars 2021
* Në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021.
Katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave do hetohen me masa të buta sigurie.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





