
Prokurori ka kërkuar 10 vite e 9 muaj burg për Tamara Pisnoli, ish-bashkëshorten e mesfushorit verdhekuq, Daniele De Rossi. Ky i fundit është tashmë në martesën e dytë me Stefano Mezzaroma.
38-vjeçarja akuzohet për tentativë zhvatjeje, plagosje dhe grabitje ndaj sipërmarrësit Antonello Ieffi, ish-partner i Manuela Arcurit. Siç raporton “Il Corriere della Sera”, ajo dyshohet se ka tentuar të zhvasë një transfertë bankare prej 150 mijë eurosh nga Ieffi.
Të njëjtin dënim prokurori kërkoi edhe për Francesco Camilletti dhe Francesco Milano, të cilët e rrëmbyen dhe ia dërguan sipërmarrësin në shtëpi, ku e rrahën e plagosën. Të tre do të duhet të dalin në gjyq më 31 janar.
Pisnoli akuzohet për tentativë zhvatjeje, plagosje dhe grabitje. Faktet datojnë në vitin 2013 dhe lidhen me blerjen e një licence për një sistem fotovoltaik nga kompania “E-Building Real Estate” e Ieffi.

Pisnoli i kishte paguar sipërmarrësit shumën prej 84 mijë eurosh si paradhënie. Më vonë do të ishte penduar, duke i kërkuar mbrapsht shumën prej 150 mijë eurosh, përveç parave të paguara.
Sipërmarrësi është rrëmbyer më 17 korrik dhe është futur brenda shtëpisë së gruas, e cila dyshohet se i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera. Kërkesë pas së cilës sipërmarrësi do të ishte viktimë e kërcënimeve me vdekje dhe do të rrihej e braktisej në rrugë.
Tamara Pisnoli, në dhjetor 2014 u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Kërkesa e Prokurorit vjen 8 vite pas fakteve. Sipas gjykatës, ajo ishte “nxitëse e dhunës brutale me qëllim të zhvatjes”.
Gjyqtarja e hetimeve paraprake, Giuseppina Guglielmi e përshkroi atë në letra si "një grua me prirje të dhunshme, me zakone të karakterizuara nga shtypja dhe frikësimi".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





